Greqia mbështet rrugëtimin evropian të Shqipërisë

Shqipëria

Greqia mbështet rrugëtimin evropian të Shqipërisë

Më: 21 mars 2023 Në ora: 13:38
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës në Greqi u prit sot në takim nga kryetari i Parlamentit grek, Konstantinos Tasoulas, me ç’rast, u vlerësuan marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes vendeve.

Rama dhe Tasoulas shprehën dëshirën dhe vullnetin e përbashkët për forcimin e tyre të mëtejshëm, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme

Kryeministri Rama dhe kryetari i Parlamentit Konstantinos, Tasoulas, siç u bë e ditur në komunikatë, bashkëvlerësuan rolin e minoritetit grek në Shqipëri dhe komunitetit shqiptar në Greqi, si ura solide miqësie mes vendeve.

“Është kënaqësi e veçantë që jemi sot në Athinë, marrëdhëniet tona janë shumë të mira dhe në përmirësim të vazhdueshëm. Dëshira e dyanshme për t’i forcuar këto marrëdhënie çdo ditë, është shumë e madhe dhe baza e këtyre marrëdhënieve janë pa dyshim të dy popujt tanë dhe urat e forta mes nesh, janë qoftë qytetarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi”, u shpreh Rama.

Ndërsa, Tasoulas shprehu mbështetjen e Greqisë në rrugëtimin europian të Shqipërisë, duke vlerësuar progresin e bërë nga Shqipëria në këtë aspekt.

“Me të drejtë vendi juaj synon ecjen drejt integrimit evropian, me të drejtë vendi ynë mbështet rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Me të drejtë të dyja vendet tona, duke pasur ura lidhëse minoritetin grek në Shqipëri dhe komunitetin shqiptar ne Greqi, po ecin përpara.”, tha ai gjatë takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat