Pas vendimit të Alibeajt, ja përballjet me tre kandidatë në 16 bashki të vendit (EMRAT)

Shqipëria

Pas vendimit të Alibeajt, ja përballjet me tre kandidatë në 16 bashki të vendit (EMRAT)

Më: 27 mars 2023 Në ora: 11:09
Enkelejd Alibeaj

Partia Demokratike me kryetar të komanduar, Enkelejd Alibeajn ka vendosur mbrëmë pas mesnate të hyjë në zgjedhjet e 14 majit me kandidatë në disa bashki të vendit dhe këshillat bashkiakë.

Burimet thanë se në 16 bashki, përfshi Tiranën, Alibeaj do të ketë kandidatët e tij, çka do të thotë se përballja në këto zona do të jetë me tre kandidatë.

Këtu përfshihen edhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Komisionit të Rithemelimit të Berishës.

Përballja më me interes do të jetë ajo e Tiranës, ku emrave të Erion Veliajt dhe Belind Këlliçit i është shtuar edhe ai i Roland Bejkos që do të përfaqësojë PD-në zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat