‘Nuk kemi konflikte me askënd!’ Pas sulmit, flasin pronarët e Top-Channel

Shqipëria

‘Nuk kemi konflikte me askënd!’ Pas sulmit, flasin pronarët e Top-Channel

Më: 28 mars 2023 Në ora: 15:01
Top-Channel

Pas sulmit të paprecedent, reagon për herë të parë familja Hoxha, e cila është pronare e televizionit kombëtar Top Channel.

Mësohet se ata kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me askënd.

Burime mediatike citopjnë se ata janë pyetur nëse kanë pasur kërcënime kohët e fundit dhe kanë konfirmuar se episode të tilla nuk kanë ndodhur dhe nuk kanë një të dyshuar për sulmin e ndodhur.

Sulmi i rëndë ndodhi pak pas mesnate dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç. Autorët iu afruan objektit të televizionit me një ‘Range Rover’ dhe qëlluan me dy kallshnikovë. Më pas, ata u larguan në drejtim të Kasharit, u futën në autostradën Tiranë-Durrës dhe morën rrugën për në Golem ku dhe dogjën makinën e përdorur në krim. Deri më tani, policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për informacione të vlefshme. Si shpërblim ofron shumën prej 100 mijë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat