Përplasja e furgonit me dy mjete në Pogradec, njëri prej të plagosurve dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Shqipëria

Përplasja e furgonit me dy mjete në Pogradec, njëri prej të plagosurve dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Më: 1 prill 2023 Në ora: 21:20
Foto ilustrim

Një përplasje dramatike ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë, është dërguar me helikopterin e urgjencës drejt Tiranës

Burime të siguruara bëjnë me dije se mjeti tip “Opel” dhe mjeti tip “Toyota” kanë qenë duke udhëtuar nga Pogradeci në drejtim të Qafë Thanës. Ndërkohë që mjeti furgon “Benz” po lëvizte nga Qafë Thana në drejtim të Pogradecit.

Ka qenë mjeti tip furgon ai që ka sjellë përplasjen me dy mjetet e tjera, kjo edhe për shkak të shpejtësisë por edhe të lagështirës në rrugë, çka ka sjellë spostimin e furgonit në krahun tjetër të rrugës. Spostim ky që ka shkatuar edhe goditjen e dy mjeteve që vinin nga Pogradeci.

Nga goditja e tre mjeteve, bëjnë me dije burime nga policia rrugore, janë plagosur 6 shtetas, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Një prej shtetasve është dërguar me helikopterin e urgjencës drejt Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat