Vasili: Koha e gjobave masive nga policia bashkiake do të marrë fund pas 14 majit

Shqipëria

Vasili: Koha e gjobave masive nga policia bashkiake do të marrë fund pas 14 majit

Më: 9 prill 2023 Në ora: 17:41
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se pas 14 majit do të marrin fund gjobat masive nga policia bashkiake.

Sipas Vasilit, “gjobat janë një taksë e fshehtë dhe e paligjshme që po praktikohet nga bashkia e Tiranës”.

Tjetër shqetësim që Vasili ngre është pagesa e lartë e parkingjeve publike, pasi sipas tij për qytetarët kjo është e papërballueshme.

“Qytetarët vuajnë se në çdo ndalim paguajnë një tarifë parkingu shumë të lartë. Ose një gjobë të frikshme nga policët e bashkisë, edhe në orën 11 të natës kur dikush ndalon  përpara një farmacie vijnë policët me vrap që të gjobisin dhe të mbushin planin”, shkruan Vasili.

Reagimi i Petrit Vasilit

Koha e gjobave masive nga policia bashkiake e Veliajt do të marrë fund pas 14 majit!

◼️ Është shumë e qartë se gjobat janë një taksë e fshehtë dhe e paligjshme që po praktikohet nga bashkia e Tiranës, janë 25 mijë familje në muaj që gjobiten nga policia

◼️ Pagesa e parkingjeve publike është në një nivel të frikshëm pasi kostoja e perditshme  për një qytetar te zakonshem të Tiranës është e papërballueshme.

Në pamundësi të një transporti publik që ka 1 mijë probleme, qytetarët detyrohen që të marrin makinat për të kryer punët e tyre dhe gjobiten nga policia bashkiake.

Në pamundësi të një transporti publik që ka 1 mijë probleme, qytetarët detyrohen që të perdorin makinat private për të kryer punët e tyre dhe masakrohen ne gjoba nga Policia Bashkiake e Erion Velise.

Le të dalë Veliaj, që të tregojë se ku shkojnë qindra miliona para që përfitohen nga gjobat dhe çfarë zgjidhet në kryeqytet më këto para.

Kaosi e trafiku në Tiranë është i përditshëm dhe tepër i rende sepse kanë një qëllim që të rritet konsumi i naftës edhe oligarkët e karburanteve të përfitojnë sa më shumë.

Qytetarët vuajnë se në çdo ndalim paguajnë një tarifë parkingu shumë të lartë.

Ose një gjobë të frikshme nga policët e bashkisë, edhe në orën 11 të natës kur dikush ndalon  përpara një farmacie vijnë policët me vrap që të gjobisin dhe të mbushin planin.

E para gjë që do të ndodhi pas 14 majit është:

🟥 përgjysmimi i tarifave të parkingut,

🟥 reduktimi drastik i gjobave ku policia bashkiake per qarkullimin rrugor do të ketë nje rol kryesisht edukativ e ndërgjegjësua dhe ndeshkues per shkelje te renda dhe jo si nje xhandar gjobash sic vepron sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat