Pas komunikimit në rrjetet sociale, u takuan për t’u sqaruar, i riu merr peng 53-vjeçarin nën kërcënimin e thikës dhe e dërgon në banesë

Shqipëria

Pas komunikimit në rrjetet sociale, u takuan për t’u sqaruar, i riu merr peng 53-vjeçarin nën kërcënimin e thikës dhe e dërgon në banesë

Më: 19 maj 2023 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Një 23-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ka marrë peng një 53-vjeçar në një banesë në kryeqytet.

Policia bën me dije se ata kishin komunikuar në rrjetet sociale dhe pasi janë takuar, i riu ka nxjerrë thikën duke e kërcënuar 53-vjeçarin, për ta dërguar në një banesë private.

Më pas aty ai i ka marrë me dhunë celularin që ky i fundit posedonte. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brryli”. I hoqi lirinë një shtetasi duke e kërcënuar me mjet prerës dhe i mori me dhunë celularin atij, vihet në pranga 23-vjeçari. Sekuestrohen 2 aparate celulare dhe 1 mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit nga një 53-vjeçar, për një shtetas që i kishte hequr lirinë duke e kanosur me thikë dhe i kishte marrë me dhunë celularin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brryli”, për zbardhjen e këtij rasti.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. T., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 53-vjeçari është takuar me shtetasin A. T., te Brryli, pasi kishin komunikuar në rrjetet sociale, dhe më pas shtetasi A. T., duke e kanosur me mjet prerës (thikë), e ka dërguar atë në një banesë private, në zonën e Ali Demit, ku më pas i ka marrë me dhunë aparatin celular.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare dhe 1 mjet prerës (thikë). Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat