Berisha tregon arsyen e vetme pse do bashkëpunonte me Ramën: Për faj të Bashës kemi humbur 3 Bashki

Shqipëria

Berisha tregon arsyen e vetme pse do bashkëpunonte me Ramën: Për faj të Bashës kemi humbur 3 Bashki

Më: 20 maj 2023 Në ora: 15:04
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nëse kreu i qeverisë, Edi Rama do i shtrinte dorën e bashkëpunimit, nuk do pranonte përveçse nëse do të bëhej fjalë për ndryshimin e ligjit elektoral.

Por, në një bashkëbisedim virtual me qytetarët, theksoi se “këtë gjë Rama nuk e bën”. Ndërsa i hodhi fajin ish-kreut të PD-së, Lulzim Bashës për humbjen e 3 bashkivë duke deklaruar se ai nxorri kandidatë në zgjedhjet elektorale kundër partisë së tij.

“Nëse Rama ju thotë që të bashkëpunoni bashkë a do e pranoni? Dhe nëse Basha kthehet a do e pranoni në parti apo deputet?”, e pyeti një qytetar.

“Asnjë formë bashkëpunimi me Edi Ramën nuk do pranoja përveç ndryshimit të ligjit elektoral, gjë që ai nuk e bën. Sa i përket Lul Bashës është deputet. Ai ka kryer aktin e rëndë të vetëlargimit nga PD, ai që në fushatë elektorale nxjerr kandidatë kundër partisë së tij konsiderohet i vetëlarguar. Tre bashki ka humbur PD për shkak të këtyre kandidatëve”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Berisha theksoi se është i hapur për bashkimin e PD-së.

“Jemi të hapur për bashkim, natyrisht është një përgjegjësi e secilit të e merr. Besoj se çdo demokrat për hir të përgjegjësisë së tij dhe situatës dramatike që ndodhet vendi, duhet t’i përgjigjet thirrjes së brendshme dhe të bashkohet në këtë përpjekje për çlirimin e Shqipërisë dhe vendosjen e votë së lirë”, tha ai.

Ndërsa shtoi: “Kryesia patjetër do të mblidhet por kërkoj durim nga ju, po merremi me procesin e mbrojtjes së votës. Është i mundshëm, por kërkon kohë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat