Stërvitja amerikane Defender Europe/2023 në Shqipëri

Shqipëria

Stërvitja amerikane Defender Europe/2023 në Shqipëri

Më: 23 maj 2023 Në ora: 09:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Një stërvitje me rëndësi strategjike për sigurinë rajonale. Në Shqipëri ka filluar stërvitja e përbashkët shumëkombëshe e drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, “Defender Europe/2023.

Për herë të parë Shqipëria u bë para dy vitesh vendi mikpritës i stërvitjeve të tilla që filluan në vitin 1995 dhe janë ndër më të mëdhatë në Europë. "Defender Europe/2023” nisi të hënën, (22.05) me një ngjarje publike: zbarkimin e trupave dhe të mjeteve të ushtrisë amerikane dhe atyre të vendeve partnere të NATO-s, në sheshin "Nënë Tereza” në Tiranë.  Krahas kësaj ngjarjeje publike, të hënën nisi edhe lëvizja e kolonave ushtarake me mijëra trupa si edhe e mjeteve te artilerisë së rëndë, bënë me dije burime nga Ministria e Mbrojtjes.

Frenim i ꞔdo agressioni në Europë

Burime zyrtare thanë për DW se "stërvitja ushtarake shumëkombëshe "Defender Europe / 2023” ka rëndësi strategjike për sigurinë rajonale. Qëllimi i saj është të testojë aftësitë dhe kapacitetet e NATO-s për të mbajtur një qëndrim frenues ndaj ꞔdo agresori në Evropë, të demostrojë aftësinë e ushtrisë amerikane për të vendosur me shpejtësi trupa ushtarake dhe armatim luftarak në territorin europian si edhe ushtruar aftësitë dhe potencialet e vendit mikpritës në një mjedis operacional kompleks, që shtrihet në disa vende të Europës.” Të njëjtat burime bëjnë me dije se në stërvitjen ushtarake "Defender Europe /202 do të marrin pjesë 17 mijë trupa shumëkombëshe, ndër të cilat 800 trupa janë nga Shqipëria.

Në stërvitjen ushtarake "Defender Europe /202 do të marrin pjesë 17 mijë trupa shumëkombësheFotografi: Press Office, Albania Ministry of Defence

Sulmi brutal i Rusisë kundër Ukrainës ndryshoi botën

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim në përshëndetjen e rastit vuri në dukje që "nga 'Defender Europe /2021' bota ka ndryshuar. Rusia nisi një pushtim të plotë brutal, të paprovokuar kundër Ukrainës. SHBA, Shqipëria dhe aleatët e NATO-s janë më të bashkuar dhe më të fortë se kurrë.”

"Partneriteti ynë ndërkombëtar ka më shumë rëndësi se kurrë më parë. "Defender Europe / 2023” synon të ndërtojë gatishmëri ushtarake dhe ndërveprueshmëri midis SHBA, Shqipërisë dhe aleatëve tanë të NATO-s. Kjo stërvitje është një mundësi për ta vënë në veprim këtë partneritet. Ajo do të na tregojë ne dhe pjesës tjetër të botës, se së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, mund të kryejmë çdo mision”, theksoi ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Çfarë vë në dispozicion Shqipëria?

Si vendi mikpritës i stërvitjes ushtarake shumëkombëshe ”Defender Europe/2023”, Forcat e Armatosura  të Shqipërisë do të venë në dispozicion  hapësirat ajrore dhe detare si dhe baza dhe poligone ushtarake.

Në fjalën e tij të rastit Kryeministri Rama e vlerësoi si "një privilegj të posaçëm për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, të jenë pritëse dhe pjesëmarrëse në stërvitjen ushtarake shumëkombëshe "Defender Europe/2023,” që për të dytën herë vë në pah përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të tyre ushtarake, falë edhe mbështetjes së paçmuar të aleatëve amerikanë dhe të vendeve anëtare të NATO-s”.

"Zhvillimi i kësaj stërvitjeje me praninë e trupave shumëkombëshe, nën drejtimin e SHBA është njëkohësisht dhe shprehje e unitetit të madh dhe vendosmërisë së palëkundur të të gjithë komunitetit euro-atlantik për të mbrojtur me çdo kusht vlerat dhe parimet ku ngrihen dhe funksionojnë shoqëritë tona, të cilat janë të kërcënuara po njësoj për secilin prej nesh”, theksoi në fjalën e tij Kryeministri Rama.

Shqipëria - aleate e palëkundër e NATO-s

Shqipëria vlerësohet si një aleate e palëkundur e NATO-s, ku u anëtarësua para 14 vitesh, në Prill të vitit 2009. Forcimi i gatishmërisë për mbrojtjen kolektive të NATO-s, në bashkëpunim të ngushtë me SHBA për të përmirësuar aftësitë e Forcave të saj të Armatosura përbën një prioritet.

Komanda e Forcave Operacionale Speciale të SHBA, që operon në Europë, vendosi vitin e kaluar të ngrejë në Shqipëri, Shtabin e Bazës së këtyre Forcave, "gjë që e shndrron Shqipërinë të bëhet, hap pas hapi, një pikë gjithmonë e më e palëvizshme referimi në Europë,” theksoi kryeministri Rama. Me përfundimin e Bazës Ajrore Operacionale të NATO-s në Kuꞔovë dhe me ndërtimin e një baze detare të NATO-s në Durrës, Shqipëria kontribon si vend anëtar i NATO-s në garantimin e sigurisë në rajon dhe në Europë./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat