Mos harroni çadrën! Edhe këtë të dielë nuk do të mungojnë reshjet e shiut

Shqipëria

Mos harroni çadrën! Edhe këtë të dielë nuk do të mungojnë reshjet e shiut

Më: 28 maj 2023 Në ora: 08:00
Foto ilustrim

Edhe kjo e dielë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të nisë me kthjellime dhe prej mesdite zhvillim të vranësirave.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, orët e pasdites vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të cilat hera-herës do të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtëra.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat