Rekord negativ për Euron; sot monedha europiane këmbehet me 110.19 lekë

Shqipëria

Rekord negativ për Euron; sot monedha europiane këmbehet me 110.19 lekë

Më: 30 maj 2023 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Euro po i afrohet nivelit të 110 lekëve. Sipas kursit zyrtar të bankës së Shqipërisë, sot 1 euro këmbehet me 110.19 lekë dhe gjatë ditëve të fundit, monedha evropiane vetëm është zhvlerësuar në raport me lekun.

Euro njohu një forcim të lehtë vetëm në ditët e para pas mbylljes së fushatës elektorale.

Por më pas iu rikthye trajektores rënëse duke regjistruar nivelin më të ulët ndonjëherë.

Agjentët e tregut të këmbimit valutor vlerësojnë se nënçimi i euros do të vijojë edhe gjatë muajve të sezonit veror sepse priten flukse të mëdha të ardhurash nga emigrantët dhe turistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat