Gjendet i vdekur në arë 74-vjeçari në Kuçovë

Shqipëria

Gjendet i vdekur në arë 74-vjeçari në Kuçovë

Më: 30 maj 2023 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Një 74-vjeçar nga fshati Kozare në qytetin e Kuçovës është gjetur i vdekur në një arë në këtë fshat.

Trupi i tij u gjet pa shenja jete nga banorët e zonës, që kanë njoftuar më pas policinë. Pas gjetjes, trupi është identifikuar nga familjarët e tij, të cilët kanë pohuar se kjo ishte rruga që ai bënte çdo ditë pasi shkonte për peshkim.

Mësohet se në trupin e 74-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprikisht dyshohet se vdekja e tij mund të jetë shkaktuar si pasojë e një arresti kardiak.

Ndërkohë që viktima është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat kur do ti kryhet autopsia mjeko-ligjore.

Burime zyrtare të policisë konfirmojnë se po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat