E rëndë në Përmet/ 24-vjeçari mbyt nënën

Shqipëria

E rëndë në Përmet/ 24-vjeçari mbyt nënën

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Përmet mbrëmjen e kësaj të shtune.

Një 24-vjeçar me iniciale A.M, në gjendje depresive ka mbytur nënën e tij, shtetasen Z. M., 65 vjeçe.

Policia pasi u njoftua për ngjarjen e rëndë u vu në ndjekje të autorit dhe më pas e arrestoi atë, duke e shoqëruar më pas në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Përmet/Informacion paraprak

Më datë 03.06.2023, rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, Përmet, dyshohet se në gjendje depresive, shtetasi A. M., 24 vjeç, ka mbytur nënën e tij, shtetasen Z. M., 65 vjeçe.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat