U kap duke kultivuar kanabis brenda vilës, arrestohet 18-vjeçari shqiptar në Angli

Shqipëria

U kap duke kultivuar kanabis brenda vilës, arrestohet 18-vjeçari shqiptar në Angli

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Një adoleshent shqiptar është kapur në Sunderland të Anglisë duke u kujdesur për rreth 50 rrënjë kanabisi në një shtëpi të shndërruar në laborator për rritjen e bimëve narkotike.

Në momentin e ndërhyrjes nga policia, i riu Enkel Beqiri u kap duke tentuar të arratiset nga dritarja e tualetit të vilës në Tintern Street.

Brenda banesës ku u kap 18-vjeçari, ndodhej kanabisi që ishte vendosur në dhomën e gjumit dhe atë të ndenjes së bashku me të gjitha mjetet e nevojshme për rritjen e tij.

Po ashtu u zbuluan 2.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e gatshme për shitje. Megjithatë i riu ka mundur t’i shmanget qelisë duke u dënuar me 12 muaj shërbim në komunitet në vend të burgosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat