Bardhi: Basha ishte bashkëpunëtori im, por rruga e tij është e gabuar

Shqipëria

Bardhi: Basha ishte bashkëpunëtori im, por rruga e tij është e gabuar

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 17:47
Gazment Bardhi

Në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa Gazment Bardhi u shpreh se opozita duhet të bëhet bashkë kundër keqqeverisjes së Ramës.

Gjatë kësaj interviste, Bardhi shtoi se problemi me vulën në PD është shkaktuar  nga të gjithë ne bashkë dhe se është përgjegjësi e të gjithëve që t’i japë zgjidhje kësaj çështjeje.

Ndër të tjera shtoi se duke mbajtur ndezur konfliktin në opozitë, kjo e fundit dobësohet.

Pjesë nga intervista:

Gazment Bardhi vrau babanë politik? Si mund t’i përgjigjeni këtyre deklaratave?

Gazment Bardhi: Nuk është e vërtetë. Të gjitha qëndrimet e mia përpara se ti bëj publike i kam ndarë me zotin Basha. Jo sepse është babai politik, por sepse ishte ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë. Por unë kam përgjegjësi t’i qëndroj besnik interesit të demokratëve. Nëse qytetarët shikojnë që opozita nuk është funksionale, në këtë drejtim unë i kam bërë të qartë gjithë qëndrimin tim zotit Basha. Ai ka zgjedhur rrugën e tij dhe mendoj që është e gabuar. Unë nuk jam i detyruar të të ndjek në një rrugë që nuk e besoj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat