“Pa akses, nuk ka progres”, thirrje e personave me aftësi të kufizuar

Shqipëria

“Pa akses, nuk ka progres”, thirrje e personave me aftësi të kufizuar

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 19:56
Pamje nga thirrja

Pa akses, nuk ka progres”, “Nuk ka intergim pa barazi”, është kjo thirrje e personave me Aftësi të Kufizuar, në Ditën Ndërkombëtare të tyre, të cilët renditen kërkesat që nga nevoja për më shumë akses në pjesën më të madhe të institucioneve apo mjedise publike si pasojë e mungesës së rampave, por edhe për sigurimin e transportit falas.

Drejtoresha e përgjithshme e çështjeve sociale në Bashkinë e Tiranës Anisa Subashi tha se me fondit social do sigurohen më shumë shërbime për këtë kategori, sidomos në zonat rurale të cilat janë edhe më problematike.

Subashi njoftoi që në 2024 do hapen edhe dy qendra të reja me fokus social.

Ndërkohë një grup paraplegjikësh zhvilluan një tubim para Kryeministrisë, ku rënditen 10 pika të lidhura me çështjet ekonomike, aty ku këta individë shohin dhe vështirësitë më të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat