Sokol Mjacaj në sallën e gjyqit

Shqipëria

Sokol Mjacaj në sallën e gjyqit

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 10:57
Sokol Mjacaj në sallën e gjyqit

Ka filluar seanca në Gjykatën e Elbasanit ndaj Sokol Mjacajt, i cili do të njihet me masën e sigurisë, për vrau në burgun e Peqinit Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.

Nga pamjet e siguruara nga ABC News, shihet një prani e shtuar e forcave të policisë në sallën e gjyqit, teksa dy efektivë qëndrojnë afër Mjacajt.

Mjacaj mbërriti në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie.

Në dëshminë e dhënë më parë përpara hetuesve, Mjacaj ka deklaruar se vrasjen e kreu pas një sherri banal me Arben Lleshin dhe pasi mësoi nga të burgosurit e tjerë se do të izolohej në qelitë e 41-bisit, shkoi për të vrarë në qelinë ku ai qëndronte. 28-vjeçari është pyetur edhe për porosinë që dyshohet se e ka marrë nga jashtë.

Ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim duke thënë se vrasja ka ndodhur pas një sherri që ka pasur me viktimën. Hetuesit kanë dyshime se Mjacaj është porositur nga persona të tjerë për vrasjen e Lleshit dhe për këtë kanë kryer edhe kontrolle në banesën e Mjacajt në Dukagjin por edhe të vëllait të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat