Kryqi hidhet në lumit Drino, arrin ta kapë një 13-vjeçar: I lumtur të marr bekimin e kësaj dite

Shqipëria

Kryqi hidhet në lumit Drino, arrin ta kapë një 13-vjeçar: I lumtur të marr bekimin e kësaj dite

Më: 6 janar 2024 Në ora: 13:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Gjirokastër është celebruar bekimi simbolik i ujrave që përkujton sipas kalendarit ortodoks me pagëzimin e Krishtit në ujrat e lumit Jordan.

Simbolika e festës lidhet me ndriçimin dhe pastrimin e shpirtit prej mëkateve. Kjo e kremte e madhe le të jetë një datë stacion në jetët tona pasi këtu nis shpëtimi i çdo njeriu, tha gjatë fjalës së tij gjatë ceremonisë simbolike buzë lumit Drino At Joani.

13-vjeçari Mojsi Mërkuri hyri në ujërat e lumit për të nxjerrë kryqin simbol. Ai tha se ndihet shumë i lumtur që morri bekimin e kësaj dite.

Ceremoni të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera në jug të vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat