Reshjet e dendura të dëborës në Korçë, shefi i Qarkullit porosi shoferëve: Zbatoni këto rregulla

Shqipëria

Reshjet e dendura të dëborës në Korçë, shefi i Qarkullit porosi shoferëve: Zbatoni këto rregulla

Më: 20 janar 2024 Në ora: 16:01
Reshjet e dendura të dëborës në Korçë, shefi i Qarkullit porosi shoferëve: Zbatoni këto rregulla

Si pasojë e motit të keq me reshje të dendura dëbore, shefi i Qarkullimit Rrugor në qarkun e Korçës, Kreshnik Skëndo dha këshilla për drejtuesit e automjeteve.

“Gjithë qarku i Korçës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore.

Dua t’u bëj thirrje drejtuesve të automjeteve të përdorin gomat dimërore, zinxhirët, të ecin ngadalë, të evitojnë lëvizjet jo të domosdoshme në këtë situatë, të evitojnë përdorimin e celularit dhe të mos konsumojmë pije alkoolike”, theksoi ai.

Skëndo tregoi edhe akset më problematike. “Më të rrezikshme, Qafë Thana, Qafë Qarri dhe Qafë Plloça. Nuk ka pasur bllokime në asnjë aks rrugor të qarkut të Korçës”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat