Reforma zgjedhore, Elezi: Basha ka vulën, por ka frymën e Berishës në parti!

Shqipëria

Reforma zgjedhore, Elezi: Basha ka vulën, por ka frymën e Berishës në parti!

Më: 21 mars 2024 Në ora: 13:59
Ibsen Elezi

Ish kandidati për kryetar i PD, Ibsen Elezi u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha nuk është i interesuar për vulën e PD, pasi sipas tij nuk ka bërë asnjë lëvizje për ta marrë atë.

Gjatë një interviste në “Tirana Live” në ABC News, Elezi shtoi se ndonëse kreu i PD Luzim Basha ka vulën, në parti mbizotëron ende fryma e ish-kryeministrit Berisha.

Sa i përket Reformës Zgjedhore apo Komisioneve Hetimore, ai shtoi se Foltorja dhe Rithemelimi nuk janë seriozë në kërkesat e tyre dhe se vetmja gjë që bëjnë janë sherret dhe konfliktet.

“S’e kuptoj revoltën e Bashës sepse në PD ka ndërtuar një strukturë që mban gjallë frymën e zotit Berisha. Zoti Basha nëse do të largohej zoti Berisha nuk do të kishte më material me çfarë të merrej. Zoti Berisha po të dojë e bllokon aktivitetin e zotit Basha. Basha ndërton marrëdhënie që mund të shkaktojnë ndryshime jo të ç’bëshme më. Zoti Berisha nuk do ta marrë vulën sepse nuk ka bërë asnjë lëvizje për ta marrë atë. Pra duket se mbajnë njëri-tjetrin”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat