“Çfarë do votoni, s’keni një qëndrim?” - Debate në seancë për mandatin e Xhaçkës

Shqipëria

“Çfarë do votoni, s’keni një qëndrim?” - Debate në seancë për mandatin e Xhaçkës

Më: 11 prill 2024 Në ora: 12:37
Gazment Bardhi

Mandati i deputetes, Olta Xhacka do të diskutohet këtë të enjtë në parlament, ku do të vendoset nëse mocioni do t’i kalojë për shqyrtim  Gjykatës Kushtetuese apo jo.

Në nisje të seancës, kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi kërkoi që maxhoranca të bëjë publik qëndrimin e saj dhe raportin e hartuar në lidhje me mandatin e ish-ministres së Jashtme.

Bardhi kërkoi që të bëhet publik qëndrimi i deputetëve socialistë se si do të jetë vota e tyre në lidhje me kërkesën për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

“Sot kemi në rend dite detyrimin që ka Kuvendi për të zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Jashtë asaj që u vendos në Komisionin e Mandateve ne deputetët e opozitës nuk kemi ende raportin e shumicës në Këshillin e Mandateve. Ju nuk guxuat atë ditë të merrni një vendim, latë afat deri të mërkurën për paraqitjen e raportit. Sot keni nisur seancën plenare dhe nuk dimë akoma kush është qëndrimi juaj, dhe se çfarë do të votojnë deputetë e mazhorancës dhe opozitës”, tha Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar Bledi Çuçi iu përjigj Bardhit se vendimi i Partisë Socialiste është që çështja për dërgimin e mandatit në Kushtetuese të kalohet në votim në parlament, por nuk dha një qëndrim se si do të votojë PS.

“Në lidhje me zbatimin e vendimi të Gjykatës Kushtetuese, unë besoj se kjo është ezauruar dhe siç thamë edhe në mbledhjen e byrosë, e kemi zbatuar që në momentin e parë kur kemi thënë që shfuqizohen vendimet e marra nga parlamenti për raportet në lidhje me papajtueshmërinë, lidhur me deputeten Olta Xhaçka.

Nuk është vërtetë që nuk dolëm në konkluzion. Aty e bëmë të qartë që do ta çojmë në Kuvend për të marrë një vendim për ta çuar në GJK, sipas procedurës. Do votojmë një projekt vendim për ta çuar çështjen në GJK. Me raportin do njihen se është në sistem”, tha Çuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat