“TIMS”, Salianji thërret si dëshmitarë Ballën, Rrumbullakun dhe Muçën

Shqipëria

“TIMS”, Salianji thërret si dëshmitarë Ballën, Rrumbullakun dhe Muçën

Më: 28 maj 2024 Në ora: 15:16
“TIMS”, Salianji thërret si dëshmitarë Ballën, Rrumbullakun dhe Muçën

Taulant Balla, Muhamet Rrumbullaku dhe Ervin Muça në 4 qershor do të thirren si dëshmitarë në Komisionin Hetimor “TIMS”.

Për shkak të mospajisjes ende me certifikata sigurie të deputetëve, kryetari i Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, ka vendosur mbledhjen e komisionit ditën e martë, datë 4 qershor.

Në këtë mbledhje do të dëshmojë Ministri i Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe i akuzuari Muça.

Mbledhja e radhës vjen pas tensioneve te forta mes deputetëve socialistë dhe kryetarit Salianji që shkoi deri në bojkotin e Komisionit nga përfaqësuesit e PS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat