Janë publikuar pamjet nga momenti kur 4 të rinjtë dhunojnë brutalisht avokatin Sokol Mëngjesi, ngjarje e ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure (29 maj).
Siç shihet në këto pamje, avokati qëndron në derën e kopshtit, ku sapo kishte lënë fëmijën.
Ndërkohë personat afrohen dhe e qëllojnë, duke rrëzuar në tokë avokatin Mëngjesi.
Edhe pse avokati qëndron i shtrirë, tre personat vazhdojnë ta qëllojnë me shqelma.
Pranë ndodhet edhe një edukatore, e cila shihet që largohet me vrap.