Në Kosovë pensionet rriten 20 %, në Shqipëri 4 %, Sula: Ja si Qeveria nëpërkëmb pensionistët

Shqipëria

Në Kosovë pensionet rriten 20 %, në Shqipëri 4 %, Sula: Ja si Qeveria nëpërkëmb pensionistët

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 21:05
Deputeti demokrat Dashnor Sula

Deputeti demokrat Dashnor Sula përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se ndërsa në Shqipëri pensionet rriten me 4 %, në Kosovë kjo rritje është 20 %.

Sula shprehet se Kosova e cila e ka afërsisht dy herë më pak se Shqipëria Prodhimin e Brendshëm Bruto rrit 5 herë më shumë pensionet.

“Dua të rikujtoj të gjithë pensionistët të cilët u nëpërkëmbën nga kjo mazhorancë që me nisjen e sesionit Parlamentar, qeveria u mblodh me urgjencë për ti dhënë qindëra milona euro për një grusht njerëzish klientë të qeverisë që marrin para nga taksat e qytetarëve.

Pensionistët, administrate, vet punonjësit e policisë kanë 1001 arsye për të protestuar kundër kësaj qeverie.

Dua ta mbyll me shprehjen shumë domethënëse për realitetin shqiptarë: “Një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë””, shkruan Sula.

Postimi nga Dashnor Sula

Në Kosovë rriten pensionet me 20%, në Shqipëri me 4%.

Për ata të cilët kanë ende dyshime se janë në prioritetet e kësaj qeverie, duhet të zgjohen për një moment nga kjo ëndërr dhe të lexojnë se çfarë ndodh në Kosovë.

Ju kujtohet pak javë më parë kur mazhoranca mbushi çdo dritare të mediave shqiptare me indeksimin e pensioneve me 4%?! Të gjithë jemi hasur me këtë propagandë. Por shikoni se çfarë ndodh në Kosovë. Qeveria lajmëroi dje se të gjithë pensionet janë rritur me 20%.

Pra të dashur prindër, të dashur gjyshër, dhe ju fëmijët e nipërit e këtyre prindërve: Kosova e cila e ka afërsisht dy herë më pak se Shqipëria Prodhimin e Brendshëm Bruto rrit 5 herë më shumë pensionet. Po e shoqëroj me një karkikaturë këtë diferencë thelbësore pasi mesazhi që përçohet aty është më i qartë se çdo fjali që mund të shkruaj.

Ndërkohë dua të rikujtoj të gjithë pensionistët të cilët u nëpërkëmbën nga kjo mazhorancë që me nisjen e sesionit Parlamentar, qeveria u mblodh me urgjencë për ti dhënë qindëra milona euro për një grusht njerëzish klientë të qeverisë që marrin para nga taksat e qytetarëve.

Pensionistët, administrate, vet punonjësit e policisë kanë 1001 arsye për të protestuar kundër kësaj qeverie.

Dua ta mbyll me shprehjen shumë domethënëse për realitetin shqiptarë: “Një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat