Koordinatori për programin ekonomik në PD Dorjan Teliti, 112 ditë para zgjedhjeve, rendit 12 arsye pse shqiptarët dhe diaspora duhet të ndëshkojnë me votë sipas tij keqqeverisjen e këtyre 12 viteve të fundit.
Postimi i Telitit:
12 ARSYE PSE DUHET NDËSHKUAR ME VOTË KEQQEVERISJA E EDI RAMËS PAS 112 DITËSH!
Kush punoi keq këto vite duhet ndëshkuar me votë, aq më shumë kur shumë gabime kanë qenë madje edhe të qëllimshme.
Në këto 12 vite abuzimesh e frymë klienteliste, qeveria Rama:
1. Zhduku konkurrencën dhe instaloi modelin e ekonomisë së monopoleve dhe oligopoleve.
2. Zhduku garën në prokurimet publike, miliarda euro të dhëna me orientime dhe porosi të posatshme.
3. PPP-të korruptive dhe rrugët e florinjta morën vëmendjen kryesore dhe gërryen financat e shtetit.
4. Hapi “portat” për lekun e pistë dhe "narko-euron" e krimit dhe korrupsionit, sektori ndërtimit u kthye në lavatricen e tyre.
5. Varfëroi tryezën familjare duke goditur të ardhurat dhe konsumin, duke i lenë shqiptarëve emigrimin si të vetmen rrugëdalje.
6. Braktisi shtresat në nevojë dhe pensionistët, tallja me ta e denjë për skenar filmash tragjiko-komik.
7. Rriti taksat për cdo shqiptar dhe sipërmarrjen vendase, Shqipëria vendi me taksat më të larta dhe rrogat më të ulta në rajon.
8. Dyfishoi borxhin publik për frymë, sot cdo fëmijë lind me një borxh prej 5900 eurosh.
9. Braktisi prodhuesit vendas, falimenti dhe deficiti tregtar sot më të lartë se kurrë.
10. Goditi fermerin dhe prodhimin vendas me skemën kriminale të diferencimit të TVSH-së dhe i braktisi duke mos subvencionuar ata sic bëjnë qeveritë e rajonit me fermerin e tyre.
11. Braktisi shëndetësinë, mijëra mjekë dhe infermierë u larguan nga vendi, mungesa e ilaceve jetike në spitale treguesi i gjendjes “mesjetare” të këtij sektori.
12. Rrënoi arsimin, nuk e kuptuan (apo nuk donin ta kuptonin) se pa një arsim të fortë dhe cilësor brezat e rinj nuk do kenë aftësinë tu përgjigjen sfidave të tregut kombëtar dhe ndërkombëtar.
Ndaj në #11maj #votondryshimin #votopartiademokratike #osotokurrë