BB: Cilësia e arsimit të lartë në Shqipëri, e ulët

Shqipëria

BB: Cilësia e arsimit të lartë në Shqipëri, e ulët

Më: 18 mars 2025 Në ora: 21:39
Ilustrim

Cilësia e arsimit të lartë në Shqipëri është e ulët. “Banka Botërore e rendit Shqipërinë ndër vendet me nivelin më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe Azinë Qëndrore.

Rajoni ECA ku bën pjesë edhe Shqipëria përballet me disa sfida si mungesa e financimit dhe kurrikulat e vjetëruara”.

Ndër shkaqet e cilësisë së dobët të arsimit të lartë janë edhe mungesa e infrastrukturës së duhur në universitete si dhe ndikimi i interesave politike dhe private mbi ekselencën akademike. Banka Botërore rekomandon disa zgjidhje.

Në raportin e Bankës Botërore vihet në pikëpyetje përparimi i brezave, pasi probabiliteti që fëmijët të jenë më të arsimuar se sa prindërit e tyre ka ardhur në rënie.

Cilësia e dobët e arsimit universitar paraqet kështu rrezik për perspektivat e rritjes afatgjatë të rajonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat