Rikthehen amerikanët në SPAK, Fatos Lubonja: Duhet të sqarohet nëse kanë ardhur për mbështetje teknike apo politike

Shqipëria

Rikthehen amerikanët në SPAK, Fatos Lubonja: Duhet të sqarohet nëse kanë ardhur për mbështetje teknike apo politike

Më: 27 mars 2025 Në ora: 21:32
Fatos Lubonja

Rikthimi i OPDAT në Prokurorinë e Posaçme, për analistin Fatos Lubonja, i ftuar në “Open”, duhet parë nëse do të thotë një mbështetje politike apo teknike.

Lubonja tha se kjo duhet të sqarohet, pasi nëse është mbështetje politike apo morale për SPAK, këta janë lojtarë që mund t’i kërkohet llogari dhe përgjegjësi për udhëzimet, a janë selektivë në hetimet ndaj zyrtarëve të lartë.

“Unë mendoj që mbështetja amerikane duhet ndarë për cfarë është, teknike, si specialistë apo politike.

Nëse është politike, u duhet thënë pse atë kryetarin e bandës nuk e shihni, pse preken vetëm të tjerët”, tha Lubonja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat