Begaj: Mundësi të barabarta dhe gjithëpërfshirje për personat me autizëm

Shqipëria

Begaj: Mundësi të barabarta dhe gjithëpërfshirje për personat me autizëm

Më: 2 prill 2025 Në ora: 21:06
Presidenca

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit mbi autizmin, bëri apel për më shumë ndihmë dhe mbështetje ndaj  personave me autizëm për gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta.

Kreu i Shtetit u shpreh se nevojitet më shumë dialog dhe bashkërendim i punës së institucioneve përgjegjëse për politika që i ndihmojnë ata.

Presidenti Begaj theksoi, gjithashtu, se shoqëria duhet të mbështesë më shumë prindërit e fëmijëve me autizëm për të hequr pengesat që hasin, si dhe për të krijuar një mjedis pranues e pozitiv, ku ndihma të jetë fokusi kryesor.

“Nevojitet më shumë dialog dhe bashkërendim i punës së institucioneve përgjegjëse për politika që i ndihmojnë ata. Shoqëria duhet të mbështesë më shumë prindërit e tyre për të hequr pengesat që ata hasin, si dhe për të krijuar një mjedis pranues e pozitiv, ku ndihma të jetë fokusi kryesor”, shkroi Begaj në rrjetet sociale.

Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë iu bashkua këtë 2 prill institucioneve në mbarë botën që ndriçohen me blu, ngjyrën simbol të kësaj ditë ndërgjegjësuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat