Celibashi zbulon si do zhvillohet procesi për përgatitjen e zarfave për diasporën

Shqipëria

Celibashi zbulon si do zhvillohet procesi për përgatitjen e zarfave për diasporën

Më: 2 prill 2025 Në ora: 21:16
Ilirjan Celibashi

Kryetari i komisionit qendror të zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri”  ku tha se si do të përgatiten zarfet për votat e diasporës.

Ai tha se fletët do të mbërrijnë më 7-8 prill, afati për dërgim deri më 17prill ndërsa kthimi përfundon më 11 Maj.

Celibashi tha se KQZ do të organizojë dhe do të monitorojë përgatitjen e zarfave ndërsa shpjegoi se procesi do të jetë transparent.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do e bëjë të gjithë procesin. Ky proces do ketë disa faza monitorimi dhe kontrolli. Vetë operatori i shërbimit postar, ka edhe ai një kontroll të tretë të përgatitjes së dokumentacionit. Do bëhet te Pallati i Sportit dhe ne e kemi ndarë pallatin e sportit në bazë të 12 qarqeve ashtu si do të bëhet edhe numërimi. Ajo do jetë e gardhur na një farë mënyre qarqet do ndahen nga njëra tjetra, ashtu siç do të bëhet edhe numërimi më pas”,-tha Celibashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat