Lita zbulon skemën e re të PS për listën e hapur...

Shqipëria

Lita zbulon skemën e re të PS për listën e hapur...

Më: 9 prill 2025 Në ora: 21:13
Lavdrim Lita

Gazetari Lavdrim Lita i cili zbuloi skemën e re të PS për listën e hapur.

" Do parandalojë dhe do të ndëshkojë sa mund të ndëshkohet. Por, nëse partitë politike kanë vullnet për të tjetërsuar votën e qytetarëve me forma të njohura dhe të panjohura është pothuajse e pamundur.

Mbajtja e pushtetit me çdo kusht është mjeti më i mirë që kjo qeveri, kjo mazhorancë ka zgjedhur për ti shpëtuar drejtësisë. Këtë e bën me disa strategji e disa porosi për strukturën e saj.

E para, është dekurajimi i votës opozitare me mbledhje kartash, buf, flora, fauna që bëjnë për ditë, blerja e të lëkundurve me joshjen dhe tundime të ndryshme, leje ndërtimesh, leje legalizimesh, leje licensash që jep struktura dhe sigurisht tensioni apo presioni që i bëhet administratës, e cila duhet të jetë në kontroll të vazhdueshëm", u shpreh Lita.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat