Kundërshtaret politike bëhen bashkë para fushatës

Shqipëria

Kundërshtaret politike bëhen bashkë para fushatës

Më: 10 prill 2025 Në ora: 18:10
Julinda Dhamen dhe Julia Ilirjanin

Bindjet politike nuk i kanë ndaluar të bëhen bashkë Julinda Dhamen dhe Julia Ilirjanin.

Ato kanë postuar një foto së bashku duke buzëqeshur pesë ditë nga nisja zyrtare e fushatës zgjedhore.

Julinda Dhame është kandidate e PS në listën e hapur të Partisë Socialiste, kurse Julia Ilirjani është kandidate e listës së hapur të Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

“Edhe kur s’jemi në të njëjtën anë të spektrit politik, me @juliailirjani s’na ndan dot kush nga dëshira për një Tiranë më të mirë.

Ajo me idetë e saj, unë me kokëfortësinë time – por që të dyja me dashni për qytetin tonë”, ka shkruar Dhame.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat