Policia u vjen në ndihmë 4 turistëve çekë, kishin ngecur te “Shpella e Pëllumbasit”

Shqipëria

Policia u vjen në ndihmë 4 turistëve çekë, kishin ngecur te “Shpella e Pëllumbasit”

Më: 22 prill 2025 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vijnë në ndihmë 4 turistëve çekë të cilët mbetën të bllokuar gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, 4 turist çek, ishin bllokuar, gjatë eksplorimit në natyrë, pas disa orësh kërkime, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 4 turistëve të huaj, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët çek kanë falenderuar shërbimet e Policisë, për ndihmën  dhe profesionalizimin e treguar.

Policia e Tiranës fton qytetarët dhe turistët që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 duke iu garantuar reagim të mënjëhershëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat