Një punonjëse e OSHEE, shtetasja me inicialet R.H 37-vjeç është goditur me sende të forta për shkak të detyrës.
37-vjeçarja është goditur nga shtetasi S.C 38-vjeç. Raportohet se, 37-vjeçarja kishte shkuar në lokalin e 38-vjeçarit për të parë sahatin e dritave dhe është goditur nga ky i fundit.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit S. C., 38 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, me datë 25.04,2025, rreth orës 13:00, dyshohet se ka goditur me sende të forta për shkak të detyrës shtetasen R. H., 37 vjeçe (punonjëse e OSHEE-s) e cila kishte shkuar për të parë sahatin e dritave në lokalin që 38-vjeçari posedon në rrugën ‘’Artan Lenja’’.
Si pasojë është dëmtuar 37-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve", njofton policia.