“Premtuan ujë 24 orë, infrastrukurë e punësim, por nuk e bënë”/ Endri Shabani: I thoni “jo” Ramës e Berishës dhe votoni të rinjtë

Shqipëria

“Premtuan ujë 24 orë, infrastrukurë e punësim, por nuk e bënë”/ Endri Shabani: I thoni “jo” Ramës e Berishës dhe votoni të rinjtë

Më: 28 prill 2025 Në ora: 20:05
Endri Shabani

Bashkëkryetari i koalicionit “Nisma-Shqipëria bëhet”, Endri Shabani, gjatë një takimi elektoral në Kamëz u ka kërkuar banorëve të mos votojnë 2 politikanët që kanë qeverisur vendin në këto 34 vjet. Shabani tha se si Rama dhe Berisha premtuan ujë-24 orë, infrastrukturë dhe punësim, por qytetarët e shohin se s’ka ndryshuar asgjë.

Endri Shabani: Duhet ta vrisni frikën. Deri më tani shqiptarët i kanë gënjyer 2 vetë, Ka ardhur koha për ti thënë jo atyre 2 vetëve që kanë qeverisur vendin dhe ti thoni po të rinjve. Kur erdhi Berisha në Kamëz premtoi infrastrukturën në Kamëz shumë njerëz i thanë po dhe nuk e beri. Erdhi herën e dytë premtoi ujë 24 orë nuk e bëri, premtoi perspektivë për të rinjtë, nuk e bëri. Shumë i thanë po. Erdhi Rama, premtoi legalizime, ujë-24 orë, infrastrukturë, dhe ja ku jemi, ata janë majë kodrës. Luksi i tyre financohet nga sakrificat tona.

Kur erdhi Rama, bëri të njëjtën gjë. Ata janë pasuruar dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Që Rama të udhëtojë me avion privat ne duhet të ngjeshemi në autobusë, që Rama të pijë verë 30 mijë euro ne duhet të pijmë ujë depozite. Që Rama dhe Berisha të kenë vila në bregdet ne duhet të bëjmë nga 2 punë për të paguar qiranë. Kur të vijnë prapë për të kërkuar votën, duke premtuar gjërat që si kanë bërë për 34 vite i thoni jo.

I kanë marrë Shqipërisë pasurinë e përbashkët dhe tani na shajnë. Disa i quajnë cyrykë e autikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat