Parashikimi i motit për sot, kthjellime dhe alternime vranësirash

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot, kthjellime dhe alternime vranësirash

Më: 11 maj 2025 Në ora: 07:19
Foto ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare.

Hera-herës deri të dendura gjatë orëve të mesditës e pasdite më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje e jug, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 10-16 m/s, shoqëruar me dallgëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 1-3 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat