Thirrja e Jozefina Topallit për qytetarët: Mos nënvlerësoni zërin tuaj!

Shqipëria

Thirrja e Jozefina Topallit për qytetarët: Mos nënvlerësoni zërin tuaj!

Më: 11 maj 2025 Në ora: 17:10
Jozefina Topalli

Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë në këto orë që kanë mbetur.

Në një deklaratë për mediat, Topalli u shpreh se qytetarët nuk duhet të nënvlerësojnë zërin e tyre.

“Ju keni mundësi dhe mund të ktheheni në promovues të jashtëzakonshëm të një kthese historike.

Ndaj votoni sepse vota nuk është vetëm një e drejtë, por edhe një përgjegjësi”, tha Topalli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat