Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit është drejt fundit, teksa në të gjithë vendin, janë numëruar votat në 5 117 qendra votimi nga 5 225 në total.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave Partia Socialiste kryeson me 715 078 vota ose 52.13 %;
ndërsa Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore renditet e dyta me 471 526 vota ose 34.37 %.
Forca e tretë politike sipas të dhënave deri tani renditet Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” që ka marrë 48 223 ose 3.52 %.
Partia Socialdemokrate ka marrë 46 708 vota ose 3,40%.
Partia “Mundësia” ka marrë 41 420 vota ose 3.02 %.
“Lëvizja Bashkë” ka marrë 19 338 vota ose 1.41 %
Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 18 506 vota ose 1.35 %.