4 kutitë e fundit në Durrës, PS vijon kryesimin

Shqipëria

4 kutitë e fundit në Durrës, PS vijon kryesimin

Më: 14 maj 2025 Në ora: 18:27
Numerimi i votave

Kanë mbetur vetëm 4 kutitë e fundit për t’u numëruar në qarkun e Durrësit.

Në qarkun e Durrësit janë numëruar 489 kuti votimi nga 493 që janë gjithsej.

Nga të dhënat që ka raportuar KQZ-ja rezulton se socialistët kanë deri tani 8 mandate dhe mandatin e tyre të tetë e kanë shumë fort të mbrojtur.

PS numëron 71323 vota deri më tani, ndërsa demokratët i ndjekin me 53710 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat