Vijon numërimi i votave preferenciale, ja si renditen kandidatët

Shqipëria

Vijon numërimi i votave preferenciale, ja si renditen kandidatët

Më: 18 maj 2025 Në ora: 17:45
Ilustrim

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 59 vota.

Sipas rezultatit të deritanishëm, Xhaçka ka marrë 5914 vota, ndërsa Gjylameti grumbulloi 5855 vota.

Në Partinë Demokratike, Jorida Tabaku ka fituar mandatin duke kaluar Ilir Alimehmetin me një diferencë prej 2300 votash.

Deri tani janë numëruar 15488 nga 43157 vota të diasporës për qarkun e Tiranës, që përfshijnë edhe votat preferenciale për kandidatët.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat