Listat e hapura, Xhaçka para Gjylametit në Tiranë

Shqipëria

Listat e hapura, Xhaçka para Gjylametit në Tiranë

Më: 19 maj 2025 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Por, ndërsa për partitë numërimi i votave të diasporës ka përfunduar, për subjektet politike vijon ende.

Gara e fortë vijon mes socialistëve të Tiranës për dy mandate deputeti. Ish-ministrja Olta Xhaçka në listë të hapur ka 69 vota më shumë se Blerina Gjylameti në Tiranë.

Ndërkohë po në Tiranë, Orlando Rakipi është në garë me Xhemal Qefalinë me mbi 300 vota më shumë.

Në PD gara konsiderohet e mbyllur, pasi Jorida Tabaku ndodhet rreth 2300 vota para Ilir Alimehmetit dhe vota e diasporës nuk pritet të ndryshojë gjë për mandatin e vetëm të listës së hapur në Tiranë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat