​Prifti rrëzohet aksidentalisht nga çatia e kishës në Korçë

Shqipëria

​Prifti rrëzohet aksidentalisht nga çatia e kishës në Korçë

Më: 19 maj 2025 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Një prift në Korçë është dërguar me urgjencë në spital, pasi është rrëzuar nga çatia e kishës ku shërbente.

“Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërben si prift, shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore”, njofton policia.

Mësohet se prifti Kristaq Viso ishte duke rregulluar çatinë e kishës ku shërbente. Burime nga spitali bëjnë me dije se prifti ka marrë dëmtime në kokë dhe në trup ndërsa ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Pasi mori ndihmën e parë në Korçë, ai është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Ka qenë kryepeshkopi Joan Pelushi ai që ka kërkuar transferimin e tij në Tiranë pasi gjendja e priftit është shumë e rënduar për shkak të dëmtimeve në kokë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat