Abilekaj: SPAK e dinte aktivitetin e Troplinëve, pse priti antimafian për të vepruar?

Shqipëria

Abilekaj: SPAK e dinte aktivitetin e Troplinëve, pse priti antimafian për të vepruar?

Më: 26 maj 2025 Në ora: 23:38
Enton Abilekaj

Gazetari Enton Abilekaj, kritikoi SPAK për mungesën e efikasitetit në goditjen e krimit brenda Shqipërisë, duke ngritur dyshime për dekonspirim në operacionin “Ura” dhe duke sugjeruar se nëse reformat nuk funksionojnë, drejtësia shqiptare duhet të mbështetet te prokuroritë e huaja.

Klodiana Lala jep detaje për operacionin URA: Përpl*sje mes Troplinëve dhe Dakos për listat e hapura për deputetë

Ngaqë nuk janë gjetur këta, Visi i Pojës, mund të ketë dyshime për dekonspirim.

SPAK nuk varet nga Prokuroria italiane, por është strukturë e ndërtuar në Shqipëri. Aktiviteti kriminal nuk lidhet me kur zbulohet në Itali.

Ne duhet ta zbulojmë në Shqipëri. Ne e dinim në Shqipëri se çfarë bënte ky grup. Duhet ta bënte me Italinë që të arrestoheshin këta?

Nëse ne tregojmë se pas strukturave që u krijuan dhe reformave, nuk luftojmë dot krimin, mos të merremi me reforma kot, të binjakëzohemi me prokuroritë e botës.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat