Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës

Shqipëria

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës

Më: 1 qershor 2025 Në ora: 21:19
Foto ilustrim

Zjarri i cili përfshiu mesditën e sotme masivin pyjor të Darëzezës është fikur.

Sipas raportimeve, Anila Sefa, flakët pas disa orë përpjekjesh të shërbimeve zjarrfikëse, punonjësve të pyjores dhe banorëve të zonës, janë neutralizuar.

Ndërkohë dy mjete zjarrfikëse dhe tre grupe do të qëndrojnë në gatishmëri në rast të riaktivizimit të vatrave të zjarrit.

Ndërkohë do ngrihet edhe një grup pune për verifikimin e dëmeve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat