Ambasada e SHBA në Tiranë thotë se me fillimin e sezonit veror, këshilltarët e Ushtrisë Amerikane po ndihmojnë Forcat Ajrore Shqiptare të rrisin kapacitetet e tyre për reagimin ndaj zjarreve, duke organizuar trajnime të specializuara që përfshijnë edhe përdorimin e teknikës së fikjes ajrore me “Bambi buckets”.
“Stërvitjet po zhvillohen në Bazën Ajrore të Farkës dhe theksojnë bashkëpunimin e ngushtë mes forcave ushtarake të Shqipërisë dhe SHBA-së.
Ky bashkëpunim synon të forcojë gatishmërinë rajonale për situata emergjente dhe të përmirësojë koordinimin në luftën kundër zjarreve”, thotë ambasada.
Ambasada Amerikane në Tiranë vlerëson rëndësinë e këtij bashkëpunimi që synon mbrojtjen e komuniteteve dhe natyrës në Shqipëri dhe rajon.