Murtaja e bagëtive/ Meta: Një katastrofë për blegtorinë, sektor jetik i lënë në mëshirë të fatit

Shqipëria

Murtaja e bagëtive/ Meta: Një katastrofë për blegtorinë, sektor jetik i lënë në mëshirë të fatit

Më: 18 qershor 2025 Në ora: 22:18
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me përhapjen e murtajës së bagëtive të imta në disa qarqe të vendit.

Ai e ka cilësuar situatën si një katastrofë për blegtorinë shqiptare dhe një dëshmi të papërgjegjshmërisë shtetërore ndaj sektorëve jetikë.

Sipas tij, mungesa e vaksinimit është e pajustifikueshme dhe përbën krim ekonomik dhe social ndaj fermerëve.

Meta akuzoi gjithashtu qeverinë se po ndjek një strategji të qëllimshme shkatërrimi.

"Murtaja e bagëtive të imta është një katastrofë për blegtorinë, sektor jetik i lënë në mëshirë të fatit dhe tashmë i rrënuar edhe nga mungesa e subvencioneve. Zgjidhja është e thjeshtë: vaksinimi, që nuk po kryhet.
Me vetëm 3 euro mund të blihen 100 doza vaksine, ose me 30 mijë euro, më pak se një shishe verë që pi në ditë Kryerilindasi, mund të shpëtohet një sektor i tërë, të gjitha tufat, stanet dhe fermat e ndërtuara me shumë mund dhe sakrificë, që rrezikojnë të shfarosen vetëm për shkak të papërgjegjshmërisë së një Qeverie, që paralelisht me shpopullimin e Shqipërisë po shkreton edhe blegtorinë",
shkruan Meta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat