Gazment Bardhi: Partitë e vogla nuk na u bashkuan, sepse nuk e donin rotacionin, por testuan veten

Shqipëria

Gazment Bardhi: Partitë e vogla nuk na u bashkuan, sepse nuk e donin rotacionin, por testuan veten

Më: 24 qershor 2025 Në ora: 00:07
Gazment Bardhi

Deputeti demokrat Gazment Bardhi, i pyetur në “Log.” për arsyet e humbjes së PD në zgjedhjet e 11 majit dhe hapat që do të ndërmarrë, u shpreh se bashkimi i opozitës nuk duhet të bëhet duke diktuar se kush do të jetë lideri i saj.

Bardhi tha se partitë e vogla që nuk iu bashkuan koalicionit parazgjedhor në zgjedhjet e 11 majit, nuk e donin rotacionin politik, i cili ishte qëllimi i koalicionit opozitar.

Gazment Bardhi: Nuk besoj që bashkimi në një front të përbashkët bëhet duke u diktuar. Ne nmund të mos na pëlqejë kryetarët e ndonjë partie të vogël. Kur bashkohesh në një koalicion vecanërisht kur është elektoral, duhet të interesohesh kush është objektivi kryesor.

Pjesa më e madhe e partive të vogla që nuk u bashkuan nuk e kishin qëllim rotacionin por donin të provonin veten dhe sa do të merrnin deputetë, për të matur veten jo rotacionin politik.

Ndërkohë që objektivi i PD dhe cdo partie aleate nuk ishte numri i mandateve që do të fitonte. Të njëjtët individë thonin në 2021 se nuk e votojmë Bashën, të ishte Berisha po. Tani thonë ndryshe. Mendoj që vota është përgjegjësi dhe duhet të lidhet me atë që dëshirojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat