Moti i kthjellët në të gjithë territorin, parashikimi për ditën e sotme

Shqipëria

Moti i kthjellët në të gjithë territorin, parashikimi për ditën e sotme

Më: 29 qershor 2025 Në ora: 07:15
Foto ilustrim

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ditën e sotme (29 qershor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim  me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do fitojë shpejtësi 16m/s, e shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 15 deri 35°C, në zonat e ulëta 15 deri 38 °C  dhe në bregdet 19 deri 35°C

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat