Zjarri ka përfshirë pasditen e sotme tregun industrial në zonën e plazhit të Durrësit, ku ndodhen mbi 20 dyqane që operojnë gjatë sezonit veror.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit.
Ngjarja është raportuar rreth orës 16:30, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme materiale, sipas burimeve paraprake.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë makinat zjarrfikëse të qytetit, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në dyqanet e tjera.