Moti në Shqipëri me kthjellime

Shqipëria

Moti në Shqipëri me kthjellime

Më: 10 korrik 2025 Në ora: 07:44
Foto ilustrim

Shqipëria sot do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave kryesisht në relievet malore nga orët e mesditës. 

Era do të fryj me drejtim jugperëndim–veriperëndim me shpejtësi mesatare 8-10 m/s.

Ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 12-16 m/s. Deti do të jetë i valëzimit 3-4 ballë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat