Aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë

Shqipëria

Aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë

Më: 23 korrik 2025 Në ora: 19:25
Aktivistja Greta Thunberg

Aktivistja suedeze me famë ndërkombëtare, Greta Thunberg, protestoi pasditen e kësaj të mërkurë në sheshin “Skënderbej”, për të ngritur “zërin” për vuajtjet e popullit palestinez në Gaza për shkak të konfliktit me Izraelin.

Protesta nisi në orën 18:00 dhe u zhvillua nën moton “Ndaloni urinë, lejoni ushqimin dhe jetën”.

Aktivistja Thunberg  bëri thirrje në shqip: Liri për Palestinën.

Gjithashtu, në fjalën e saj ajo theksoi se arsyeja pse lufta në Gaza ka degraduar në gjendocid është heshtja e vazhdueshme e komunitetit ndërkombëtar ndaj akteve të Izraelit, që kanë ardhur duke u përshkallëzuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat