Zjarret masive, Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e 3 fshatrave në Delvinë

Shqipëria

Zjarret masive, Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e 3 fshatrave në Delvinë

Më: 25 korrik 2025 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret.

U bëhet thirrje të gjithë banorëve të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore, të cilat janë angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre.

Aktualisht, në operacion janë përfshirë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po veprojnë në zonën e Delvinës.

Ndërsa, dy të tjerë janë angazhuar në operacionet ajrore në qarkun Berat-Dimal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat